Lajmet

Facebook ofron shpjegime për hulumtimin e gjendjes emocionale të përdoruesve

Jun 30 2014
0 Shpërndarje
Facebook ofron shpjegime për hulumtimin e gjendjes emocionale të përdoruesve

fbappicon1_1020.0_standard_640.0Facebook shkaktoi një tronditje gjatë fundjavës me zbulimin që kishte qenë duke ndryshuar përmbajtjen e Furnizuesve me Përditësime për disa përdorues në një përpjekje për të studiuar psikologjinë prapa asaj që i bën njerëzit të postojnë materiale emocionale. Tani Adam Kramer, që është shkencëtar i të dhënave dhe bashkë-autor i studimit nga kompania Facebook, ka postuar një shpjegim të motivit për hulumtimin, për të cilin ai thotë që shërben si deklaratë e Facebook-ut në lidhje me çështjen.

“Arsyeja pse e bëmë këtë hulumtim është për shkak se na intereson ndikimi emocional i Facebook-ut dhe njerëzve që përdorin produktin tonë,” thotë Kramer. “Ne menduam që ishte e rëndësishme të hetohej brenga e zakonshme që postimi i përmbajtjes pozitive i bënte njerëzit të ndjeheshin negativisht ose të lënë anash. Në të njëjtën kohë, ne ishim të shqetësuar që ekspozimi ndaj negativitetit të shokëve mund të çojë njerëzit që t’i shmangen vizitimit të Facebook-ut.”

Kramer thotë që studimi preku 0.04 për qind të përdoruesve për më tepër se një javë gjatë vitit 2012, ndonëse kjo përfshin qindra mijëra njerëz, për shkak të numrit të madh të përdoruesve që ka ky rrjet social. Sipas shkencëtarit, gjetjet e studimit kundërshtuan urtësinë tradicionale, pasi që shikimi i emocioneve pozitive në Facebook ishte gjetur si inkurajues i përmbajtjes së ngjashme pozitive. Në një deklaratë tjetër të ofruar për The Guardian, Facebook tha që hulumtimi ishte bërë për “të përmirësuar shërbimet tona dhe për ta bërë përmbajtjen që e shohin njerëzit në Facebook sa më të përshtatshme dhe tërheqëse që të jetë e mundur.”

“Pasi e kam shkruar dhe dizajnuar vetë këtë eksperiment, unë mund të ju them që qëllimi ynë asnjëherë nuk ishte që të shqetësojmë dikë,” thotë Kramer. “Unë mund të kuptoj pse disa njerëz kanë shqetësime për të dhe bashkë-autorëve të mi dhe mua na vjen shumë keq për mënyrën se si punimi e përshkruante hulumtimin dhe ankthin që ai shkaktoi. Në fakt, përfitimet hulumtuese nga punimi mund të mos e kenë arsyetuar tërë këtë ankth.” Kramer thotë që Facebook ka përmirësuar praktikat e veta të shqyrtimit të brendshëm që nga viti 2012 dhe hulumtimi i ardhshëm pritet ta përdorë këtë studim si gjë të dobishme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>