Lajmet

Facebook paditet për vjedhje të butonit “Like”

Feb 13 2013
0 Shpërndarje
Facebook paditet për vjedhje të butonit “Like”

Facebook është paditur nga familja e një programuesi të vdekur holandez i cili kishte rregjistruar 2 patenta në lidhje me ndarjen dhe përditësimin e përmbajtjes së rrjeteve shoqërore, shumë kohë përpara se të dilte Facebook.

Padia, e ngritur më 4 shkurt në Gjykatën e Qarkut, Virxhinia Lindore, përfshin gjithashtu dhe AddThis, kompani që ofron shërbime bookmark, bashkëpunëtor i hershëm i rrjetit Facebook.

Padia thotë që butoni “Like” i rrjetit Facebook dhe elemente të tjerë që kanë të bëjnë me shpërndarje të përmbajtjes, cënojnë patentat.

Patentat në fjalë i ishin dhënë në vitin 2001 dhe 2002 shkencëtarit të kompjuterëve, Joannes Jozef Everardus Van Der Meer. Sipas padisë, Van Der Meer kishte rezervuar emrin e domeinit “surfbook.com”, që ai e quante një sistem për “ditar personal”.

Van Der Meer themeloi një kompani me emrin Aldministrator Nederland, të njohur ndryshe si Aduna, me qëllim që të komercializonte idetë e tij. Sidoqoftë ai vdiq në qershorin e vitit 2004. Që atëherë, gruaja dhe familja e tij kanë kërkuar kompensim për shpikjet e tij, tha padia.

Refuzohet patenta “Pinch-to-zoom” e Apple

“Ndonëse fillesat e Mark Zuckerberg për Facebook janë rreth vitit 2003, kanë një ngjashmëri të theksuar, per sa i përket funksionimit dhe zbatimit teknik të rrjetit, me faqen e ditarit personal që Van Der Meer e kishte shpikur vite më parë,” thuhet në padi.

Facebook nuk pranoi të komentoi gjatë të hënës në lidhje me këtë. (PCWorld Albanian)

facebook like

Lajmet e fundit>