Facebook paralajmëron lëshimin e një produkti të ri “misterioz”

Jun 15 2013
0 Shpërndarje
Facebook paralajmëron lëshimin e një produkti të ri “misterioz”

Facebook duket se do të ofrojë një produkt të ri që planifikon ta lëshojë javën e ardhshme në selinë e vet në Menlo Park të Kalifornisë.

“Një skuadër e vogël ka qenë duke punuar në një ide të madhe,” thuhet në një letër të dërguar gjatë të premtes tek PCWorld dhe TechHive. Sipas raportit, një produkt i ri do të paraqitet në një event , të planifikuar për tu mbajtur më 20 qershor. Nuk ka hollësi të tjera.

Facebook-u nuk iu përgjigj kërkesës së menjëhershme për të komentuar në lidhje me ngjarjen. Lajmërimi i produktit të fundit të rrjetit Facebook erdhi gjatë të mërkurës, kur ndërmarrja zbuloi etiketat “Hash” për t’iu mundësuar përdoruesve të këtij rrjeti social që me lehtësi të shohin përmbajtje për tema të caktuara në faqe.

Paraqitja e etiketave është vetëm hapi i parë i vargut të veçorive që rrjeti shoqëror planifikon t’i lëshojë për të “shpalosur disa diskutime interesante që njerëzit janë duke i pasur për ngjarjet publike, njerëzit dhe temat,” tha Facebook në një lajmërim.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse kjo veçori e re që pritet të lëshohet do të ketë të bëjë diçka me shpalosjen e përmbajtjes ose kërkimi në ndonjë mënyrë në rrjetin shoqëror. Nuk kishte ndonjë ngjarje formale mediatike për ta shënuar futjen e veçorisë së etiketave.

Produkti i fundit të cilin Facebook e zbuloi në selinë e vet ishte për “Home”, që është një komplet i softuerëve për smartfonët me Android për ta vendosur rrjetin shoqëror në pjesën e përparme të atyre pajisjeve.

Gjatë udhëzimeve për reporterë gjatë muajit të kaluar, Facebook-u raportoi që “Home” kishte tërhequr afër 1 milion shkarkime. (PCWorld Albanian)

facebook

Lajmet e fundit>