Lajmet

Facebook paraqet komentet me fotografi për Faqe

Jul 20 2013
0 Shpërndarje
Facebook paraqet komentet me fotografi për Faqe

Ka kaluar pothuajse një muaj kohë që kur Facebook-u paraqiti komentet me fotografi për llogaritë personale, ndërsa tani kjo veçori është duke u zgjeruar edhe për faqet e brendeve.

Administratorët e faqeve dhe përdoruesit tani mund t’iu përgjigjen postimeve dhe komenteve duke përdorur një fotografi në vend të, ose të shoqëruar prej, fjalëve ka treguar një zëdhënës i ndërmarrjes Facebook për Mashable.

Lënia e një komenti me fotografi është aq gjë fare e thjeshtë dhe bëhet me klikim të ikonës së kamerës afër kutisë së komenteve dhe ngarkimi i fotografisë nga kompjuteri juaj.

Për momentin, komentimi me fotografi mund të realizohet duke përdorur një shfletues të uebit për desktop ose mobil.

Ndonëse përdoruesit e aplikacionit mobil mund të shohin komente, ata nuk mund t’i lënë ato, ndonëse mund të paramendojmë që kjo veçori do të përfshihet në një përditësim në të ardhmen.

Komentet me fotografi janë mundësuar automatikisht në Faqe, por administratorët e faqeve mund t’i ndalin ato në çfarëdo kohe. (PCWorld Albanian)

selfie

Lajmet e fundit>