Biznes

Facebook paraqiti një mënyrë të re për të shitur produkte në grupet e rrjetit social

Feb 12 2015
0 Shpërndarje
Facebook paraqiti një mënyrë të re për të shitur produkte në grupet e rrjetit social

facebook-groups1Ditën e martë rrjeti social Facebook lajmëroi shtimin e një opsion të ri për Facebook Group. Ky opsion është dizenjuar për ta bërë më të lehtë paraqitjen e një produkti për shitje. Butoni ‘Sell’, i cili po fillon të ofrohet në çdo shtet të botës, ka për qëllim implementimin e postimeve ku mund të bëhet një përshkrim i produkteve, një çmim dhe një vendodhje e tij.

Ky rrjet social përfshin sot miliona grupe të krijuar në bazë të interesave të përbashkëta dhe grupet ku reklamohet dhe shiten produkte rezultojnë të jenë ata më popullorët. Pjestarët e këtij grupi përdorin Facebook si një mënyrë për të shitur produkte të veçanta. Aktualisht ata publikojnë një foto dhe krahas saj një informacion përshkrues, por tani e tutje kjo do të shfaqet në një mënyrë më të organizuar falë opsionit për të shitur një produkt. Në këtë mënyrë publikuesit nuk do të harrojnë ndonjë detaj të rëndësishëm mbi produktin dhe kjo do të reduktojë numrin e komenteve të të interesuarve në postim. Gjithashtu përmes butonit ‘Sell’ publikuesit do të lajmërojnë nëse produkti i publikuar është akoma i disponueshëm apo është shitur. Kjo do të mbajë çdokënd të informuar në çdo moment.

groups-buy_sell-12Kjo karakteristikë e re si fillim u testua në muajin dhjetor, kur dhe kompania lajmëroi se ajo do ti shtohej grupeve në Facebook. Tanimë ky opsion po përhapet si në ueb ashtu dhe në tablet dhe smartfon iOS dhe Android. Facebook ka deklaruar se ky do të jetë një proçes relativisht i ngadaltë. Fatkeqësisht kjo karakteristikë nuk është bërë e disponueshme për faqet publike ku ka edhe më shumë shitblerje. Edhe pse butoni ‘Sell’ është lançuar vetëm për grupet, kjo pjesë e Facebook ka akoma nevojë për disa përmirësime pasi nuk është e thjeshtë të listosh një produkt për shitje nga një smartfon. Por pavarësisht këtyre problemeve të vogla grupet e shitblerjeve kanë rezultuar tepër të suksesshme dhe popullore. Kompania ka deklaruar se do vazhdojë të sjellë karakteristika të reja inovatore për këto grupe. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>