Lajmet

Facebook pas pesë vitesh: Mbret apo na ishte njëherë?

May 23 2012
0 Shpërndarje
Facebook pas pesë vitesh: Mbret apo na ishte njëherë?

Facebook, pa dyshim është njëri prej rrjeteve sociale më të suksesshme në histori, dhe më poshtë kemi përmbledhur disa arsye pro dhe disa kundër rreth së ardhmes dhe fatit të kësaj platforme të popullarizuar.

Facebook, nuk do të jetë mbreti i Internetit në pesë vite, por do të mbetet mbret në rrjetin social. Dhe kjo për shkak se Facebook nuk është vetëm një rrjet social; por një platformë.

Facebook, mund të ketë filluar si një shërbim i thjeshtë Ueb, por shumë shpejt është zgjeruar në shumë zona të Uebit përmes aplikacioneve. Edhe nëse nuk e përdorni ju apo miqtë tuaj, sot është shumë e vështirë të shfletoni Uebin pa parë të paktën një logo të Facebook.

Ta krahasosh MySpace me Facebook është si ta krahasosh Lycos me Google. Lycos dhe Myspace për shumicën e përdoruesve të Internetit janë të njohura për kohën e tyre të shkurtër, kurse Facebook dhe Google nuk njihen për një gjë të tillë. Ato ekzistojnë që një kohë të gjatë dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe në të ardhmen.

Në vitin 2008, Facebook kishte po aq përdorues sa MySpace. 58.4 milionë vizitorë për të qenë më të saktë.

Ndërkaq, faqet me rritjen më të shpejt ishin Twitter, Tagged dhe Ning. Dhe pas katër vitesh, MySpace është harruar krejtësisht, kurse Tagged ose Ning as që shfletohen më.

Dhe a mendoni se Facebook që tani ka arritur majat do të jetë në gjendje t’i mbajë fansat e vet edhe për pesë vite? Hmmm, e dyshimtë.

Përdoruesit e Facebook, të lodhur nga ndryshimet e pafundme të ndërfaqes dhe privatësisë, shumë shpejt do të fillojnë ta braktisin atë.

Sikurse AOL para shumë kohësh, edhe Facebook është shumë i popullarizuar, por kjo nuk do të zgjasë më shumë sesa periudha e famshme e modemëve dial-up të AOL. Sot, kushdo mund të krijoj një rrjet social. Dhe pyetja që parashtrohet nuk është se “A do të dështoj Facebook?” Por kur? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>