Vëzhgim

Facebook, pëlqen dominimin botëror

Apr 20 2010
0 Shpërndarje
Facebook, pëlqen dominimin botëror

Momentalisht, përdoruesit e Facebook klikojnë butonin “like” në Facebook.com për t’iu bërë me dije miqve të tyre online se ata kanë gjetur një përditësim të caktuar të statusit, imazh apo gjësend tjetër interesant në Facebook. Ndryshimi i raportuar do të mund ta vendoset atë funksionalitet në shumë faqe tjera, duke lidhur preferenca personale për të gjitha llojet e gjërave në rrjetin social të Facebook.

Kjo është e ngjashme me një veçori të quajtur Facebook Connect, që i lejon njerëzit të abonohen në web faqe tjera duke përdorur emrin dhe fjalëkalimin e tyre që kanë në Facebook.

Paralajmërimi pritet që të prezantohet në konferencën vjetore të zhvilluesve të Facebook, që quhet f8, dhe e cila do të mbahet në San Francisco gjatë ditës së mërkurë.

“Të gjitha produktet që do t’i lansojmë në f8 janë të fokusuara në ofrimin e rrugëve për zhvillues dhe interpretues për të bërë webin më social” tha zëdhënësi i Facebook për Financial Times. “Nuk kemi planifikuar ndonjë prezantim të ndonjë ndryshimi në politikat tona të reklamave”

Nytimes.com në anën tjetër ka thënë se veçoria “like” do të konkurrojë me një shirit veglash të medieve sociale të promovuar nga një grup i kompanive të webit, duke përfshirë Google dhe Meebo.

Lëvizja është pjesë e një tentimi të Facebook për të dominuar webin social duke qenë kudo.

Në anën tjetër Sophos një kompani e sigurisë, ka thënë se 95% e përdoruesve të Facebook janë të pakënaqur me ndryshimet e propozuara në të dhënat e privatësisë , të cilët raportet e tyre i kanë bazuar në një anketë me 680 lexues online të kompanisë.

Sophos përshkroi ndryshimet e propozuara të privatësisë në këtë mënyrë: Nëse jeni të kyçur në Facebook dhe kur vizitoni një web faqe të palës së tretë, ajo faqe do të jetë në gjendje të ketë qasje në këto të dhënat tuaja: emrin, fotografinë e profilit, gjininë, miqtë dhe lidhjet tuaja, user ID-në, dhe çfarëdo përmbajtje të shkëmbyer përmes të dhënës së privatësisë “Everyone”.

Vëzhgues tjerë presin që Facebook të shpalos detaje rreth një veçorie të re të quajtur “place”, e cila mund t’i lejojë përdoruesit e Facebook që t’i tregojnë miqve të tyre online se ku janë, së bashku me shpjegimin se çfarë po bëjnë. Veçori të tilla të bazuara në lokacion, janë popullarizuar nga faqe tjera si Gowalla dhe Foursquare.

Tregoni se çfarë mendoni rreth këtyre gjërave. A ka nevojë Facebook për një buton “dislike” (nuk më pëlqen)? A cenojnë privatësinë rregullat e reja? A duhet të ketë nevojë për një buton “like” jashtë Facebook? Na tregoni çfarë mendoni në koment.

Lajmet e fundit>