Lajmet

Facebook për iOS tani lëshon automatikisht videot për ju

Dec 12 2013
0 Shpërndarje
Facebook për iOS tani lëshon automatikisht videot për ju

facebook iosKoha e lëshimit automatik të videove ka ardhur. Së pari ishte Vine, pastaj Instagram dhe tani Facebook është duke u futur në këtë “përzierje”.

Një përditësim i ri për aplikacionin e ndërmarrjes për iOS shton veçorinë, që do të lëshojë çdo video automatikisht. Përpara se të ankoheni që Facebook është duke shkaktuar shpenzimin të madh të bandwidthit tuaj mobil, veçoria mund të rregullohet që të punojë vetëm me Wi-Fi, gjë e cila mund të rregullohet tek opsionet në Facebook.

Facebook ka konfirmuar për The Verge që përdoruesit nuk do të jenë në gjendje që tërësisht ta ndalojnë veçorinë.

Derisa mund të jetë e dobishme për shfletim të zakonshëm, kjo veçori është me siguri pararendës i asaj që mund të pritet të jetë si një sulm me reklamat në videot e reja në aplikacionet mobile të rrjetit Facebook.

Një raport nga Bloomberg në korrik thoshte që një gjë e tillë ishte duke ardhur në formë të reklamave të shkurtra prej 15 sekondash që pritet të paraqiten në Furnizuesit me Përditësime, ngjashëm si postimet me imazhe statike që janë tani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>