Analiza

Facebook përballë komunizmit

Jan 31 2011
0 Shpërndarje
Facebook përballë komunizmit

Pas përjashtimit pa arsye të qarta nga rrjeti Facebook, një djalë me emrin Musfata bëri një pohim që “Zuckerberg është sikur Lenini” dhe vendosi që të padisë ndërmarrjen për përjashtimin e tij nga lidhja me familjen dhe shokët në mbarë botën.

“Unë kam jetuar në një shtet komunist ku njerëzit nuk kishin të drejta. Kjo duket e ngjajshme për mua,” thotë ai. “‘Çdo kush në Facebook e di që ju nuk keni të drejta në Facebook. (Përveç rregullave dhe kushteve. Dhe fakti që ju zgjedhni t’i pranoni ato. Dhe është zgjedhja juaj për t’u bashkuar në faqe.)

Faqja Desoneto Doctrine vendosi që të shikojë nga afër krahasimet.

  • Facebook dëshiron të ju trazojë (ang. poke). Komunistët dëshirojnë të ju trazojnë me gjëra të mprehta.
  • Facebook dëshiron të dijë se ku jeni dhe çfarë keni qenë. Komunistët tashmë e dinë atë.
  • Facebook ka faqe të dashamirëseve, grupe dhe komunitete ku ju mund të gjeni të tjerët me interesime të përbashkëta. Komunistët kanë komunitetet e fermerëve ku secili punon për të mirën e përbashkët.
  • Në Facebook, ju “Pëlqeni” gjërat. Në komunizëm, gjërat janë të drejtuara që ju t’i “Pëlqeni”.
  • Në Facebook, ju keni miq. Në komunizëm, shokë.
  • Rrjeti Facebook ka rregullat dhe kushtet. Komunistët kanë kampet e zhvendosjes.
  • Në Facebook, ju mund të shihni lajmet e postuara nga secili mik i juaji. Me komunistët, ju mund të lexoni lajmet e qeverisë.
  • Në Facebook, ju merrni “kërkesa, porosi dhe përditësime të statusit”. Me komunistët, ju merrni “shpënrngulje, raportime dhe lista të zeza.”(Gjëra të njëjta?)
  • Rrjeti Facebook është i varshëm. Komunizmi, ndëshkues.
  • Qeveria amerikane është aktivisht duke provuar që të parandalojë përhapjen e komunizmit. E kam fjalën, përhapjen e rrjetit Facebook.
  • Facebook ka vlerën 90 miliardë dollarë. Natyrisht, tërë ato para do të mund të shpërndaheshin me të gjithë 500+ milionë anëtarët.
  • Facebook kishte një revolucion online. Komunizmi kishte një revolucion të përgjakshëm.
  • Me komuizëm, çdo gjë është nën kontrollime kufizuese nga qeveria. (Fabrikat, rrugët, mediat, shpërndarja e ushqimit etj.). Kjo mjaftueshëm e përshkruan lojën Farmville.
  • Facebook është në vazhdimësi duke provuar që të shkatërrojë privatësinë tuaj. Komunistët s’kanë privatësi.
  • Njerëzit janë shumë të frikësuar nga komunistët. Njerëzit janë shumë të frikësuar nga ata që s’janë në Facebook.
  • Komunizmi shpreson që të shpërndajë porosinë e vet në mbarë botën. Rrjeti Facebook, tashmë e ka bërë këtë.

Po ju, a pajtoheni për këtë ngjajshmëri që vërtet ekziston? Shkruani përgjigjet në komente./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>