Lajmet

Facebook përballet me kritika për politikat e privatësisë

Sep 5 2013
0 Shpërndarje
Facebook përballet me kritika për politikat e privatësisë

Disa grupe për të drejtat civile janë duke mbajtur qëndrime që rregulla e re e Deklaratës për të Drejtat dhe Përgjegjësitë dhe Përdorimit të të Dhënave është supozuar të jetë për t’iu dhënë përdoruesve më tepër privatësi, por në vend të kësaj është duke iu dhënë atyre më pak privatësi.

Dhe, këto grupe kanë dërguar ankesat e tyre tek Komisioni Federal Profesional i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FTC). Gjashtë organizata, duke përfshirë Qendrën për Privatësinë e Informacionit Elektronik dhe Qendra për Demokraci Dixhitale, kanë dërguar një letër gjatë të mërkurës tek FTC duke thënë që rregulli i ri i mundëson rrjetit shoqëror që “në vazhdimësi të përdorë fotografitë dhe emrat e përdoruesve të Facebook-ut për reklamim komercial pa pëlqim.”

Ndryshimet në rrugën se si Facebook e përshkruan Deklaratën e vet për të Drejtat dhe Përgjegjësitë dhe Përdorimin e të Dhënave vjen drejtpërdrejt nga një çështje gjyqësore të cilën rrjeti shoqëror më në fund e zgjidhi javën e kaluar.

Si pjesë e kësaj zgjidhjeje, Facebook-u u pajtua që të vendos për disa dykuptimësi dhe të deklarojë më qartë në uebfaqen e vet se si saktësisht i përdor të dhënat e njerëzve për reklamim.

Rregulla e Facebook-ut është që duke u regjistruar për rrjetin shoqëror, përdoruesit ia lejojnë ndërmarrjes që të “përdorë emrin, fotografinë e profilit dhe përmbajtjen tuaj” për reklama.

“E drejta e një personi për të kontrolluar përdorimin e fotografisë së tyre për qëllime komerciale është guri i themelit i ligjit për privatësinë moderne” shkruan grupi për FTC-në. “Ai kërkon që logjika e “Lizës në botën e çudirave” ta shohë këtë si çdo gjë tjetër përveç një pengese të madhe për të drejtat e privatësisë së përdoruesve të Facebook-ut.”

Gjashtë grupet janë duke i kërkuar FTC-së që të bllokojnë politikën e Facebook-ut sepse ata thonë që shkel rregullat e një zgjidhjeje të bërë për privatësinë të vitit 2011 me FTC-në. Sidoqoftë Facebook-u thotë që nuk ka shkelur këtë rregull sepse ai nuk ka ndryshuar aspak politikën e vet të cekur në Deklaratën për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Përdorimit të të Dhënave, ka ndryshuar vetëm gjuhën që përdor për të përshkruar rregullin.

“Si pjesë e këtij përditësimi të propozuar, ne kemi shqyrtuar shpjegimin tonë se si gjërat si emri, fotografia e profilit dhe përmbajta juaj mund të jetë përdorur në lidhje me reklamat ose përmbajtjen komerciale për ta bërë të qartë që ju jeni duke i dhënë leje Facebook-ut për këtë përdorim kur ju përdorni shërbimet tona,” ka treguar një zëdhënës i ndërmarrjes Facebook për CNET. “Ne nuk kemi ndryshuar praktikat ose politikat tona për reklama, ne vetëm e kemi bërë më të qartë për njerëzit që e përdorin shërbimin tonë.”

Kështu, më parë në rregull thuhej që: “Ne nuk shpërndajmë ndonjë informacion tuajin me reklamues ( natyrisht derisa ju të na jepni neve leje).” Tani, politika e re e qartëson gjuhën që e përdor: “Ne mund të përdorim të gjithë informacionin që e marrim për ju për t’iu shërbyer me reklama që janë më të përshtatshme për ju.” Ndryshimi i gjuhës së Facebook-ut në sqarimin e Deklaratës për të Drejtat dhe

Përgjegjësitë dhe Përdorimin e të Dhënave janë për momentin duke u shqyrtuar. Rrjeti shoqëror planifikon që të mbledhë reagime për shqyrtimet e bëra gjatë të enjtes. (PCWorld Albanian)

facebook privatsi

Lajmet e fundit>