Lajmet

Facebook përballet me një tjetër sulm

May 15 2009
0 Shpërndarje
Facebook përballet me një tjetër sulm

Dje Facebook është goditur përsësri me një tjetër sulm të radhës, pasi që disa e-mail të dëmshëm janë dërguar tek disa prej 200 milion përdoruesve të këtij rrjeti social. Sulmi, me të cilin Facebook është duke luftuar në mënyrë active, pyeti anëtarët të largohen nga Facebook dhe të qasen në faqe të jashtme të cilat pastaj vodhën emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij.
E-mail mesazhet e dëmshme ishin një kopsht me mbeturina: gramatikë e dobët, drejtshkrim i ulët, dhe një kërkesë për të vizituar një faqe të jashtme që përfshinte emrin e domenit www.151.im, www.121.im ose www.123.im (bënjani vetit një të mirë dhe mos i klikoni këto linqe). Në momentin që ishin aty, përdoruesve u është kërkuar të vendosin emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e Facebook, dhe boom – papritmas, informacioni juaj është lëshuar dhe bëhet një veturë për spam.
Sikurse sulmet e muajit të kaluar në Facebook dhe sulmet e hershme gjatë këtij muaji, këto tentime kishin për qëllim vetëm të vidhnin emrin dhe fjalëkalimin e përdoruesit, jo të infektonin një kompjuter me viruse. Me këto kredenciale log-in, hakerët tentojnë t’iu futen shërbimeve të postës së uebit, pasi që shumë njerëz përdorin informacionet e njëjta log-in në shumë faqe. Vjedhja e identitetit mund të jetë problemi i radhës këtu.
Një zëdhënës i Facebook deklaroi për New York Times se Facebook “ishte duke bllokuar linqet drejt faqeve të rrezikshme, pastaj pop astron mesazhe të çuditshme dhe pastime në mure, si dhe është duke ri vendosur fjalëkalimet e përdoruesve të infektuar.” Numri i antëarëve të sulmuar nuk është përcaktuar ende.
Ekizstojnë shumë mënyra për të ruajtur identitetin tuaj në Facebook, duke përfshirë edhe ndërrimin e shpeshtë të fjalëkalimit tuaj, ndryshimin e të dhënave të privatësisë dhe shikimi i afërt i emrit të domenit. Gjithashtu keni parasysh se nëse shokët tuaj në këtë rrjet social fillojnë të shkruajnë si parashkollor, atëherë diçka nuk është në rregull.

 

 

Lajmet e fundit>