Lajmet

Facebook përditëson aplikacionin Messenger për Windows Phone

Aug 15 2014
0 Shpërndarje
Facebook përditëson aplikacionin Messenger për Windows Phone

facebook_messenger_windows_phone-730x405Facebook ka përditësuar aplikacionin Facebook Messenger për Windows Phone me dy veçori të reja. Tashmë ju mund të shkarkoni versionin e ri menjëherë nga Windows Phone Store.

Tashmë aplikacioni ju lejon të regjistroni mesazhe zanore, ku Facebook thotë se ka qenë ndër veçoritë më të kërkuara. Versioni i ri gjithashtu ju lejon të dërgoni karaktere vizuale të quajtur ndryshe emoticons, duke e sjellë aplikacionin më afër homologëve në Android dhe iOS.

Përditësimi sjell po ashtu të tjera përmirësime të cilat zakonisht janë rregullime gabimesh apo ngjashëm. Facebook tha se njëra nga këto ju ndihmon të ruani të dhënat mobile, duke lënë të kuptohet se aplikacioni tashmë mbase përdor më pak bandwidth sesa zakonisht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>