Lajmet

Facebook përditëson ndërfaqen për të theksuar imazhet më të pëlqyera

Oct 10 2014
0 Shpërndarje
Facebook përditëson ndërfaqen për të theksuar imazhet më të pëlqyera

facebook_android_3-786x305Facebook ka filluar të sjellë një përditësim në ndërfaqen e tij aplikacioneve për iOS dhe Android duke i bërë imazhet më popullore më të dukshme. Tashmë nëse shikoni në imazhet e dikujt, ato më të pëlqyerat do të shfaqen më të mëdha se pjesa tjetër e imazheve.

Po ashtu do të shikoni një panel të ngarkimeve që radhit të gjitha fotot e ngarkuara kronologjikisht në vend që të hyni dhe kërkoni mes albumeve për një foto të veçantë. Kjo është diçka që do e vlerësonit shumë sidomos nëse keni për tendencë të organizoni albumet nga lloji ose data.

Ky ndryshim na kujton kohën kur Facebook lejonte përdoruesit të theksonin disa foto brenda albumeve në një shfletues në desktop dhe tashmë kjo gjë bëhet automatikisht. Nuk dihet nëse kjo veçori do të vijë edhe në desktop, por në platformat mobile kjo gjë është mjaft e dobishme duke pasur parasysh kufizimet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>