Lajmet

Facebook përdor metodë të re për të ndihmuar të kuptuarit e postimeve tuaja

Sep 21 2013
0 Shpërndarje
Facebook përdor metodë të re për të ndihmuar të kuptuarit e postimeve tuaja

Facebook është duke përdorur një metodë të inteligjencës artificiale që quhet mësim i thellë për të analizuar të dhënat e grumbulluara nga 1 miliard përdorues sa i ka, nëpërmjet një rruge të re.

Sipas një raporti nga MIT Technology Review, qëllimi i projektit, që drejtohet nga një grup prej tetë personash me emrin “skuadra AI”, është të kuptojë domethënien dhe rëndësinë pas gjërave që përdoruesit i shpërndajnë në Facebook.

Nëse skuadra arrin ta bëjë këtë gjë, rrjeti shoqëror mund të jetë në gjendje që të parashikojë veprimet tona online, të na e paraqes atë që është më e përshtatshme sipas interesave tona dhe të ofrojnë reklama më përkatëse, thotë raporti.

Facebook-u nuk është ndërmarrja e vetme që e sjell mësimin e thellë në një kontekst të konsumatorëve – Google dhe Ray Kurzweil janë duke e aplikuar këtë teknikë në kërkimet në ueb dhe përpunimin natyral të gjuhës.

Vitin e kaluar, Google po ashtu përdori mësimin e thellë për të identifikuar macet në videot në YouTube pa i treguar softuerit që macet ndodheshin aty.

Superkompjuteri Watson i IBM-it e përdor këtë teknikë për të mposhtur njerëzit në lojën Jeopary. Mësimi i thellë përdor një qasje shumë shtresore ndaj të dhënave, duke analizuar informacionet për të ndërtuar një trup të njohurive që më pas mund të përdoret për të gjetur koncepte, ose për të kuptuar se si tingëllojnë dhe si duken objektet.

Hulumtuesit e inteligjencës artificiale thonë që mësimi i thellë një ditë do të jetë në gjendje që të kuptojë informacionin sikur që arrin ta bëjë këtë gjë truri i njeriut. (PCWorld Albanian)

Facebook-wall_large

Lajmet e fundit>