Analiza

Facebook përdoret shumë në pajisjet mobile në Suedi, por jo në Gjermani

Dec 31 2013
0 Shpërndarje
Facebook përdoret shumë në pajisjet mobile në Suedi, por jo në Gjermani

Sipas statistikave të brendshëm të siguruar nga TechCrunch, përpjekjet e kompanisë Facebook për të bërë kalimin edhe në pajisje mobile janë ballafaquar me një sukses të pabarabartë në disa tregje ndërkombëtare.

Sipas matjeve të përfshira në një raport “Vjetor” të dërguar tek bashkëpunëtorët dhe të siguruar nga Josh Cosntine nga TechCrunch, rezulton se 53 për qind e përdoruesve mobilë në Suedi janë në Facebook, vetëm 27 për qind e përdoruesve mobilë në Gjermani i qasen rrjetit social në pajisjet e tyre.

Raporti i ilustruar me shaka, raporton Constine, jep një shikim që nuk është transmetuar më parë se cilat shtete janë duke udhëhequr me fitimet e kompanisë në pajisje mobile.

Gara mes rrjetit social lokal StudiVZ siç duket ka penguar rritjen e rrjetit Facebook në Gjermani, ku kompania amerikane ka marrë vetëm 43 për qind të përdoruesve të internetit. Sidoqoftë, shteti ka 25 milionë përdorues aktivë mujorë në krahasim me 4.9 milionë (apo 57 për qind) sa ka në Suedi.

Raporti prej 68 faqesh, që përfshin shifrat për shpenzimet e konsumatorëve të ndikuara nga Facebook, paraqesin pak pesimizëm për t’u bërë një gjigant mediatik. “Ne kurrë nuk do të jemi një kompani mediatike,” citohet duke thënë në raport zëvendës presidenti i produktit, Chris Cox. “Nuk ka ndonjë histori të shkëlqyer të mediumeve që bëhen të mira në krijim të përmbajtjes.”

Një përfaqësues i kompanisë Facebook ka konfirmuar për vërtetësinë e raportit për CNET, por ka thënë që shifrat e përfshira në të tashmë janë lëshuar tek gazetarët tregtarë dhe tek bizneset lokale.

Teksa konsumatorët janë kthyer në masë të madhe tek pajisjet mobile dhe smartfonët për t’iu qasur internetit, Facebook ka marrë vëmendje sa i përket reklamimit në pajisje mobile. Më herët gjatë këtij muaji, hulumtuesi i eMarketer parashikoi që Facebook ishte rrugës për t’u bërë shitësi i dytë më i madh i reklamave në SHBA në vitin 2013, falë reklamave të veta mobile. (PCWorld Albanian)

Facebook_like_sign_02

Lajmet e fundit>