Lajmet

Facebook përdoruesve: Kini besim te Messenger App

Aug 31 2014
0 Shpërndarje
Facebook përdoruesve: Kini besim te Messenger App

facebook-messenger-apps-100363720-largeJu mund ti keni dëgjuar fjalët që qarkullojnë këto ditë: Facebook Messenger App regjistron të gjitha lëvizjet tuaja. Përgjon bisedat tuaja. Por Facebook njoftoi se nuk po bën asgjë të tillë.

Në një fjalim të Peter Martinazi, një anëtar i stafit të Messenger App, media sociale informoi publikun se Messenger as nuk përdor mikrofonin apo kamerën e telefonit tuaj për t’ju përgjuar. Madje aplikacioni ju pyet nëse ju pranoni ta lejoni atë të përdorë kamerën tuaj apo mikrofonin për të dërguar foto ose mesazhe zanore.

Martinazi vazhdon të shpjegojë se kompania e krijoi Messenger me qëllim që përdoruesit të kishin një përvojë të shpejtë dhe argëtuese bisedimi. Pretendohet se njerëzit përgjigjen 20% herë më shpejt në Messenger në krahasim me chatin në Facebook.

Por pas thashethemeve që qarkulluan u ngrit një hije dyshimi ndaj duhet të jeni më skeptik në lidhje me gjërat që Facebook ofron. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>