Lajmet

Facebook përmirëson algoritmin e shfaqjes së reklamave në faqen kryesore

Sep 28 2013
0 Shpërndarje
Facebook përmirëson algoritmin e shfaqjes së reklamave në faqen kryesore

facebook-algorithmNë përpjekje për të gjeneruar më tepër të ardhura, Facebook ka përmirësuar algoritmin e shfaqjes së reklamave në faqen kryesore duke mundësuar arritjen e audiencës së duhur.

Sipas kompanisë reklamuesit do të kenë mundësi të shfaqin reklamat e tyre ndaj personave që kanë më tepër interes për produktet ose shërbimet e tyre.

P.sh në qoftë se një përdorues vazhdimisht i shmang reklamat për pajisjet elektronike, atëherë do të reduktohet numri i reklamave të shfaqura që i përkasin kësaj kategorie.

Qëllimi kryesor i Facebook-ut është publikimi i reklamave relevante që do të thotë se reklamat specifike do të shihen nga njerëzit vërtet të interesuar rreth tyre.

Për reklamuesit kjo është shumë pozitive duke qenë se mesazhi i tyre do të përcillet aty ku duhet.

Shfaqja e reklamave në faqen kryesore ka sjellë shpesh polemika pasi sipas marketerëve kjo ka bërë që të humbasin publikimet e përditshme në faqet e tyre.

Një anketim ka zbuluar se që menjëherë pas prezantimit të algoritmit të ri vjeshtën e kaluar numri i njerëzve që shohin publikimet e tyre është ulur me 38%. Nga ana tjetër Facebook-u i ka mohuar të gjitha akuzat. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>