Lajmet

Facebook përmirëson dizajnin e profileve të bizneseve për versionin mobil

Apr 24 2013
0 Shpërndarje
Facebook përmirëson dizajnin e profileve të bizneseve për versionin mobil

Facebook njoftoi ditën e martë se ka përmirësuar dizajnin dhe mënyrën e paraqitjes të faqeve të firmave ose bizneseve për pajisjet mobile.

Këto faqe që mund të aksesohen nëpërmjet shfletuesve ose aplikacionit iOS tashmë disponojnë një dizajn të ri që vendos në qendër të vëmendjes informacionet e rëndësishme të biznesit si p.sh shfaqjen e vendndodhjes të biznesit në krye të faqes si dhe vë theksin më tepër tek veprime të tilla të konsumatorit si “like”, “check-in” dhe ndarjet e publikimeve me miqtë (share).

Rrjeti social ka thjeshtësuar menaxhimin e këtyre faqeve nga administratorët e tyre të cilët mund të realizojnë tashmë shumë lehtë kalimin nga profili i destinuar për publikun në formën e paraqitjes së profilit për administratorët. Zotëruesit e faqes mund të vendosin në krye të saj postimet më të rëndësishme në mënyrë që të rritet probabiliteti i leximit të përmbajtjes nga konsumatorët.

Ndryshimet e fundit kanë bërë që profilet e firmave të ndryshme në Facebook të ngjajnë me faqet e bizneseve lokale në Yelp ose Foursquare që do të thotë se ato do të ndihmojnë konsumatorët e ardhshëm të marrin informacionet kryesore lidhur me biznesin, gjë që do ti ndihmojë të nxiten për t’u interesuar për ofertat e tyre.

Një përfaqësues i kompanisë u shpreh se ky është produkti i parë i Facebook-ut që rrjeti social ka vendosur ta ridizajnojë më parë për pajisjet mobile dhe jo për kompjuterët desktop.

Arsyeja është shumë e thjeshtë, më tepër se gjysma e përdoruesve aksesojnë profilet e tyre nga pajisjet mobile. Së shpejti ky version i përditësuar do të jetë i disponueshëm edhe për aplikacionin e Facebook për Android. (PCWorld Albanian)

FaceBook IPhone

Lajmet e fundit>