Lajmet

Facebook përmirëson logon

Apr 21 2013
0 Shpërndarje
Facebook përmirëson logon

facebook logoFacebook-u ka nxjerrë së fundmi një logo të re zyrtare dhe ka përmirësuar dizajnin e ikonave të tjera për herë të parë pas shumë vitesh.

Logoja e Facebook-ut nuk përfshin më vijën me ngjyrë blu në fund të ‘F’. Gjithashtu shkronja F shkon deri në fund të katrorit të ikonës.

Edhe pse për herë të parë logoja u shfaq në faqen e informacionit të Facebook Home- logoja u shfaq të premten edhe tek uebfaqja e lajmërimeve të kompanisë.

Logoja e re akoma nuk është përfshirë në të gjitha faqet, gjithsesi i është shtuar imazhit të llogarisë së Facebook në Twitter.

Edhe faqe zyrtare të tjera janë munduar ta përmirësojnë logon e tyre me kalimin e viteve duke përfshirë ikona personale dhe elementë sigurie. Logoja e re e dizajnuar shfaq ngjyrën blu në pah duke krijuar një paraqitje uniforme dhe të plotë.

Lajmet e fundit>