Vëzhgim

Facebook planifikon pushtimin e webit me një buton “like”

Mar 26 2010
0 Shpërndarje
Facebook planifikon pushtimin e webit me një buton “like”

TechCrunch ka raportuar se Facebook planifikon të shpalos një bashkësi të re të veçorive që do t’i lejojë web faqet tjera të integrohen me Facebook. Ata do të prezantojnë një buton universal “like” (më pëlqen), në mënyrë që ju t’i jepni pëlqimin tuaj çfarëdo që shihni në web, dhe ajo në mënyrë automatike do të lidhet me llogarinë tuaj në Facebook.

Ky mund të quhet edhe plan brilant nga Facebook, nëse shikohet nga këndvështrimi i biznesit.

Me integrim përgjatë faqeve tjera, Facebook mund të bëhet prezenca sociale e zakonshme në web, duke anashkaluar tërësisht konkurrencën e saj.

Me mijëra faqe tjera do të dërgojnë të dhëna prapa tek Facebook, që më pas mund të konkretizohet në të holla, në çfarëdo mënyre që shihet e përshtatshme.

Të dhënat rreth aktiviteteve tuaja në web janë gjëra të vlefshme, dhe këtë e di shumë mirë Facebook. Të shpresojmë se të dhënat e privatësisë do të vazhdojnë të ruhen paralel me këto veçori të reja.

Lajmet e fundit>