Lajmet

Facebook po përgatit shërbimin e ri të pagesave mobile “Autofill with Facebook”

Sep 25 2013
0 Shpërndarje
Facebook po përgatit shërbimin e ri të pagesave mobile “Autofill with Facebook”

Mosaic_Autofill[2]_270x479Rrjeti social Facebook njoftoi se është duke punuar për lançimin e një shërbimi të ri pagesash që lejon konsumatorët të kryejnë blerje në një aplikacion mobil duke përdorur të dhënat dhe informacionin e kartës së kreditit të ruajtur në rrjetin social.

Ky shërbim do të quhet “Autofill with Facebook” dhe në qoftë se përdoruesit e klikojnë e vetmja gjë që duhet të bëjnë është të vendosin të dhënat e tyre të logimit në Facebook, pjesa tjetër e informacionit të pagesës plotësohet automatikisht nga aplikacioni.

Qëllimi kryesor i këtij aplikacioni është lehtësimi dhe përshpejtimi i pagesave on line, por njëkohësisht edhe nxitja e blerjeve të produkteve ose shërbimeve që ofrohen në brendësi të aplikacioneve.

Lançimi i këtij shërbimi do të sjellë më tepër të ardhura për kompaninë pasi do të ketë mundësi që të tërheqë më tepër partnerë reklamimi.

Momentalisht shërbimi është aktivizuar vetëm për dy aplikacione iOS: Jack Threads dhe Mosaic.

Më vonë shërbimi do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>