Analiza

Facebook po punon mbi një realitet virtual të aplikacioneve të tij

Feb 18 2015
0 Shpërndarje
Facebook po punon mbi një realitet virtual të aplikacioneve të tij

DSC02086.0.0Duket se Facebook është duke ndërtuar aplikacionet e tij në realitet virtual sipas Chris Cox, kreut të produkteve të kompanisë. Gjatë një interviste ai deklaroi se Facebook Virtual Reality është duke ardhur dhe se ata po punojnë mbi aplikacione që mbështetin këtë teknologji. Ai nuk shpjegoi se si do të jenë këto aplikacione por imagjinoni një botë ku përdoruesit do të jenë të aftë të shpërndajnë ambjentin e tyre me përdoruesit e tjerë të këtij aplikacioni.

Por mos e prisni këtë teknologji shumë shpejt. Do të duhet kohë që e gjitha kjo të bëhet realitet. Një synim i tillë i kësaj kompanie u pikas që në momentin kur ajo bleu Oculus VR për 2 miliard dollar vitin që shkoi. Dhe siç u pa në Festivalin e Filmit Sundance, kompania po përpiqet të sjellë eksperimente të reja që përdorin këtë teknologji me rezultate impresionuese. Kur bleu Oculus Marc Zuckerberg tha: “Imagjinoni të shpërndani jo vetëm momentet me miqtë tuaj online por eksperiencat dhe aventurat e plota.” Kjo eksperiencë duket se do të bëhet realitet së shpejti dhe Facebook do ta sjellë atë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>