Lajmet

Facebook po punon në një aplikacion celular për anonimatin

Oct 8 2014
0 Shpërndarje
Facebook po punon në një aplikacion celular për anonimatin

178286501Gjiganti i mediave sociale Facebook ka hasur probleme të shumta me përdoruesit e tij fillimisht me komunitetin LGBT, etj. Tani, duket sikur Facebook po i përgjigjet këtyre shqetësimeve me një aplikacion celular “i cili lejon përdoruesit të ndërveprojnë brenda tij pa përdorur emrat e tyre të vërtetë”.

Kjo thuhet sipas dy njerëzve të cilët kanë biseduar me New York Times, gjithsesi burimi thotë gjithashtu se ky aplikacion do të lançohet në javët e ardhshme. Një raportues i Facebook-ut thotë për Engadget: “Ne nuk komentojmë mbi spekulimet apo thashethemet”.

Facebook-u është kritikuar pafund në lidhje me përdorimin e informacionit që përdoruesit fusnin në të. Kur Facebook krijoi Messengerin dhe me anë të tij kërkohej më shumë informacion personal bëri që disa përdorues të ndalonin së përdoruri këtë rrjet social pasi kishin dyshime në lidhje me privatësinë e tyre.

Shqetësime të shumta janë ngritur në mënyrë të përsëritur rreth ndërrimit të Termave të Shërbimeve të Facebook-ut. CEO-s Mark Zuckerberg i është dashur madje edhe të përballet me gjykatat federale pas ankesave të përdoruesve. Në atë kohë ai pranoi se ishin bërë gabime nga Facebook. Zuckerberg dhe bashkëpunëtorët e tij kanë takuar madje edhe komunitetin LGBTQ për të trajtuar çështjet e kohëve të fundit me emrat e vërtetë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>