Harduer

Facebook po punon për të lançuar “avionin” e telekomanduar për përhapjen e internetit

Mar 5 2014
0 Shpërndarje
Facebook po punon për të lançuar “avionin” e telekomanduar për përhapjen e internetit

Drone.jpgAmazon dhe Google nuk janë kompanitë e vetme teknologjike që janë të interesuara për teknologjinë e dronëve (“avion” i telekomanduar). Një raport nga TechCrunch njofton se Facebook-u po mundohet të blejë Titan Aerospace, një kompani në fushën e prodhimit të dronëve dhe pajisjeve të tjera të ngjashme që furnizohen me energji nga dielli dhe mund të navigojnë në mënyrë autonome në lartësi pranë asaj orbitale nga toka.

Gjiganti social mendohet që të përdorë dronet për të bërë të mundur lidhje interneti në pjesë të botës kur momentalisht nuk ka një linjë të tillë. Sipas raportit, blerja mund të shkojë në shumën 60 milion dollarë. Përfaqësues nga Ttitan Aerospace dhe Facebook ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare apo përfundimtare për këtë projekt. Qëllimi për Facebook-un është që të punojë për Internet.org, një iniciativë që shpreson që të sjellë akses interneti në dy të tretat e botës që tani nuk kanë mbulim interneti.

Raporti thotë që Facebook-u është “në bisedime” me Titan Aerospace. Nëse marrëveshja arrihet, Titan Aerospace do të fillonte të ndërtonte 11,000 dronë (që ende nuk kanë një emër apo model apo seri) për të bërë të mundur aksesin në internet fillimisht në Afrikë. Dronët e kanë një bateri, por që karikohet dhe pjesa më e madhe e energjisë do të vijë nga dielli. Facebook-u nuk e ka mbajtur të fshehtë qëllimin e arritjes së “miliardit tjetër”, me sytë nga vendet në zhvillim. Korrikun e vitit të kaluar, rrjeti social lajmëroi se 100 milion njerëz, shumica prej tyre në vende të dyta e të treta, po përdornin aplikacionin e Facebook-ut në telefonë.

Lajmi vjen pasi Amazon njoftoi në dhjetorin e vitit 2013 se po planifikonte dërgesat e porosive me anë të pajisjeve të telekomanduara në vitet në vijim. Përdorimi i dronëve nga Amazon jo vetëm që është ndryshe nga përdorimi që ka ndërmend Facebook-u, por jo të gjithë analistët janë plotësisht optimistë për suksesin e dërgesave me anë të dronëve, edhe nëse bëhet fjalë për Amazon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>