Lajmet

Facebook po sjell ndryshime të tjera në News Feed, duke filluar nga viti i ardhshëm

Nov 16 2014
0 Shpërndarje
Facebook po sjell ndryshime të tjera në News Feed, duke filluar nga viti i ardhshëm

facebook_android_3-786x305Facebook vazhdimisht po përmirëson algoritmin e furnizuesit të lajmeve (News Feed), dhe sipas një njoftime në panelin e lajmeve të kompanisë, një ndryshim tjetër është afër. Kjo e thënë ndryshe, Facebook premton se përdoruesve do tu shfaqen më pak “postime promocionesh të faqeve” duke filluar nga viti i ardhshëm.

nf_1113_1Dhe Facebook ka disa detaje për të shfaqur rreth asaj që i quan postime promocionale të faqeve. Kompania tha se ka vendosur të bëjë këtë ndryshim pasi kishte bërë anketa me përdoruesit. Pritshmëritë ishin që reklamat do të përcaktoheshin si acaruese, por studimi në vend të kësaj zbuloi se postimet promocionale të faqeve ishin më pak të pëlqyerat.

nf_1113_2Natyrisht, çdokush mund të pyesë nëse këto postime promocionale do të zëvendësohet nga më shumë reklama të tjera, por Facebook thotë se kjo nuk do të ndodhë. Ideja qëndron në ofrimin e përmbajtjeve më të përshtatshme dhe më cilësore, përfshi edhe postime nga faqet që njerëzit shohin në furnizuesin e tyre të lajmeve (News Feed). Facebook thotë se shumica e faqeve nuk do të preken rëndë nga kjo, sepse ndryshimi ka për qëllim reklamuesit më të zellshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>