Lajmet

Facebook po teston një integrim të mundshëm me WhatsApp

Apr 6 2015
0 Shpërndarje
Facebook po teston një integrim të mundshëm me WhatsApp

Screenshot_2015-04-04-19-52-36-1024x604

Një vit pas blerjes së aplikacionit të famshëm të komunikimit WhatsApp, Facebook ka filluar të testojë një veçori të re në aplikacionin Android duke sjellë integrimin me WhatsApp. Rrjeti social ka shtuar një buton dërgimi “Send” i cili identifikohet me logon e WhatsApp dhe shfaqet në momentin e përditësimit të statusit nga përdoruesi.

Ky buton, i vendosur në pjesën e djathtë, aktualisht është i disponueshëm vetëm për disa përdorues Android të aplikacionit Facebook, raporton GeekTime. Kjo lëvizje duket se është hapi i parë që hidhet drejt bashkveprimit të dy platformave.

Sipas raportit, ekipet e dy aplikacioneve janë duke punuar së bashku në integrimin më të avancuar mes dy aplikacioneve përfshi edhe aftësinë për të dërguar mesazhe nga Facebook drejt WhatsApp dhe anasjelltas. WhatsApp, plstforma e komunikimit me 700 milion përdorues aktiv në muaj, u ble nga kompania Facebook për më shumë se 20 miliard dollar në muajin Shkurt të vitit që kaloi. Para një viti Facebook lançoi dhe aplikacionin e tij të dedikuar për shkëmbimin e mesazheve Messenger i cili aktualisht ka 600 milion përdorues aktivë në mbarë botën. Si WhatsApp ashtu dhe Messenger janë kthyer sot në aplikacione tepër të rëndësishme komunikimi për të gjithë ne. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>