Lajmet

Facebook po teston opsionin “Read it later” për ruajtjen e linqeve

Nov 28 2013
0 Shpërndarje
Facebook po teston opsionin “Read it later” për ruajtjen e linqeve

fbappicon1_1020_large_verge_medium_landscapeRrjeti social Facebook është duke testuar një opsion të ri që i mundëson përdoruesve ruajtjen e linqeve të caktuara për t’i lexuar ato më vonë.

Aktualisht ky opsion është i disponueshëm vetëm për një numër të caktuar përdoruesish të aplikacionit mobil Facebook dhe në qoftë se përdoret, vihet re se artikujt e ruajtur shfaqen në menunë “Saved” të listuar në krah të aplikacioneve të Facebook-ut.

Nuk dihet ende nëse ky opsion do të aprovohet për përdorim të përgjithshëm. Fakti që opsioni po testohet nuk nënkupton me patjetër që do të vihet në zbatim madje, Facebook njihet për eksperimentimin e shumë opsioneve të reja të cilat braktisen me kalimin e kohës pasi nuk përmbushin pritshmërinë e kompanisë.

Në lidhje me këtë lajm, Facebook-u është shprehur: “Ne eksperimentojmë vazhdimisht me opsione të reja, por nuk mund të themi asgjë më tepër.”

Opsione të ngjashme ofrohen edhe tek shërbimet Pocket apo Instapaper, vetëm se tek këto të fundit opsioni shoqërohet me më tepër funksionalitete. Për shembull, Pocket ndihmon përdoruesit të zbulojnë përmbajtjet më me interes për ta, ndërsa Instapaper ofron mjete speciale që kryejnë filtrimin e listës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>