Lajmet

Facebook lançon video thirrjet në grup në aplikacionin Messenger

Dec 19 2016
0 Shpërndarje
Facebook lançon video thirrjet në grup në aplikacionin Messenger

download

Facebook po sjell efektet dhe filtra selfie në video bisedat në kohë reale. Ditën e Hënë, Facebook njoftoi se aplikaiconi messenger gjithashtu do të kryejë video telefonata në kohë reale.

Ekrani do të ndahet për tu lënë hapësirë plot gjashtë bashkëbiseduesve por kjo shifër shkon deri në 50 duke shtuar komunikimin me tekst dhe zë.

Në iOS përdoruesit kanë mundësi të shtojnë filtra 3D, një veçori e cila është e disponueshme pre kohësh në Snapchat.

facebook-messenger-video-chat-100699941-largeFacebook tha se këto filtra do të mbërrijnë edhe në Android në të ardhmen e afërt. Për të filluar një bisedë në grup mjafton të klikoni ikonën video në një bisedë.

Të gjthë pjesëmarrësit do të njoftohen menjëherë për një bisedë ekzistuese dhe mund të bashkohen kurdo që të ndihen gati. Për më tepër mund të shtoni përdorues të rinj në bisedë.

Sipas Facebook, mëse 245 milion njerëz në mbarë botën përdorin Messenger çdo muaj për të kryer video thirrje. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>