Lajmet

Facebook Poke, mundëson dërgimin e mesazheve vetëshkatërruese

Dec 22 2012
0 Shpërndarje
Facebook Poke, mundëson dërgimin e mesazheve vetëshkatërruese

Poke facebookPërmes aplikacionit të ri të Facebook-ut, përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe, fotografi dhe video incizime të cilat do të zhduken nga telefoni i personave të cilët kanë pranuar atë përmbajtje në afat prej 1 deri 10 sekonda.

Facebook-u ka prezantuar aplikacionin e ri për iPhone i cili përdoruesve i’u mundëson dërgimin e porosive vetëshkatërruese, fotografive dhe video incizimeve të quajtur Facebook Poke. Ky aplikacion është i disponueshëm në App Store (nuk mund të shkarkohet direkt nga Facebook, por duhet të shkarkohet si aplikacion i veçantë) dhe me këtë Zuckerberg ka kopjuar aplikacionin ekzistues Snapchat, i cili po ashtu ju mundëson dërgimin e mesazheve vetëshkatërruese.

Në brendësi të aplikacionit përdoruesit mund të zgjedhin se a dëshirojnë t’i pickojnë (poke) shokët, t’u dërgojnë mesazh, fotografi (në të cilën është e mundur të shtohet teksti dhe të vizatohet në të) apo video incizim. Pas zgjedhjes dhe shkrimit të mesazhit, fotografisë apo videos në skajin e lartë duhet të caktohet afati kohor gjatë të cilit do të jetë e shfaqur përmbajtja e mesazhit (ky afat kohor është i limituar në një, tre, pesë apo dhjetë sekonda) dhe më pas të zgjidhet personi apo personat (është e mundur që mesazhin ta dërgoni edhe më shumë vetave) dhe ta dërgoni atë mesazh.

Pasi shokët tuaj ta pranojnë këtë mesazh, ata do të duhet të klikojnë në njoftimin për arritjen e porosisë dhe pas kësaj, mesazhi, fotografia apo videoja do të shfaqet në ekran dhe fillon numërimi, kur koha të cilën dërguesi e ka caktuar të përfundojë (pra prej një deri në dhjetë sekonda), mesazhi zhduket nga telefoni dhe më nuk është në disponim.

E vetmja mënyrë që marrësi mund ta ruajë mesazhin apo fotografinë e marrë është që ta fotografojnë përmbajtjen (screenshot), kurse në Facebook thonë se me këtë rast dërguesi i mesazhit do të njoftohet për këtë gjë.

Përveç dërgimit të mesazheve, videove dhe fotografive, është e mundur edhe vetëm ti “pickoni” shokët, përkatësisht të ju dërgoni mesazh bosh. Ky opsion ishte shumë i popullarizuar para disa viteve, kurse me kalimin e kohës shumica e përdoruesve u ngopën me këtë opsion. Edhe pse për momentin është në disponim vetëm për përdoruesit e iPhone, në të ardhmen mund të presim prezantimin e aplikacionit Facebook Poke edhe për platformat tjera si Android dhe Windows Phone, kurse Facebook ndoshta do ta integrojë këtë aplikacion në aplikacionin mobil të këtij rrjeti social në mënyrë që mesazhet vetëshkatërruese të mund të dërgohen direkt nga aplikacioni mobil i Facebook-ut.

Duke pasur parasysh që shumë përdorues opsionin e vetëshkatërrimit të përmbajtjes mund ta përdorin edhe për sexting (dërgimi i SMS-ve seksuale) dhe dërgimin e fotografive (intime) për të cilat dërguesi nuk dëshiron që të bien në duar të gabuara dhe që personat e tjerë ti shohin përveç personit të cilin i janë dërguar, shtrohet pyetja se a do të dërgojnë përdoruesit këto lloj mesazhesh dhe fotografish përmes Facebook-ut duke pasur parasysh në të gjitha problemet potenciale të privatësisë që lidhen me këtë kompani. Kjo do të thotë se edhe pse përmbajtja e dërguar nga ky aplikacion menjëherë fshihet dhe nuk është më e disponueshme, kjo përmbajtje do të ruhet në serverët e Facebook-ut për së paku edhe dy ditë tjera.

Disa analistë thonë se ky aplikacion është shumë me rëndësi për Facebook-un sepse do të dijë të dhëna shtesë për përdoruesit dhe shokët e tyre, sepse në këtë kompani llogarisin sa përdoruesit mesazhet, fotografitë dhe video incizimet më së shumti do t’i këmbejnë me shokët më të ngushtë.

Çfarë mendoni ju për këtë aplikacion? A keni ndërmend që ta përdorni aplikacionin Facebook Poke për këmbim të mesazheve me shokët tuaj? (PCWorld Albanian)

Facebook poke

Lajmet e fundit>