Lajmet

Facebook Poke tani jashtë përdorimit

May 10 2014
0 Shpërndarje
Facebook Poke tani jashtë përdorimit

facebook_camera_560Për Facebook-un, Poke ishte gjithmonë “më tepër një shaka” se ndonjë gjë tjetër – prandaj, pse kompania e la atë në App Store për më tepër se një vit pas debutimit të vet problematik? Nuk mund ta dimë saktë, por gjatë të premtes, Facebook përfundimisht i dha fund Poke-ut.

Nëse shikoni në App Store për klonin e Snapchat-it nga Facebook, nuk do të gjeni asgjë. Facebook e ka shfrytëzuar rastin që të bëjë largimin edhe të aplikacionit të vet për ngarkim të fotografive. Një zëdhënës i Facebook-ut i ka konfirmuar largimet për The Verge, por nuk ka dashur të komentojë më tej.

Nuk është e fshehtë që Facebook e ka bërë tërheqjen e Poke-ut pa ndonjë postim lamtumirës në blog. Aplikacioni me siguri shërbente si një rikujtues ditor që i duhen disa inxhinierë më shumë për ta mposhtur Snapchat-in, që është njëri nga rivalët më të rëndësishëm të Facebook-ut.

Poke ishte në fakt më tepër funksional se sa Snapchat kur u lëshua në dhjetor të vitit 2012 dhe përfshinte më tepër veçori – por me siguri dështoi për arsye të ndryshme, duke shkuar nga perceptimi “i hapur” publik për Facebook e deri tek fakti i thjeshtë që Snapchat erdhi më herët në “porositë e shpejta”. Facebook shpenzoi 12 ditë për ta ndërtuar Poke-in, ku ky aplikacion nuk ishte ndonjë prioritet edhe aq i rëndësishëm për kompaninë, por kjo nuk i ndaloi anëtarët e shtypit që në mënyrë të përsëritur t’ia rikujtojnë Zuckerberg-ut për dështimin e aplikacionit.

Në anën tjetër, Camera ishte një aplikacion shumë i mirëpritur që ishte në një pikë i përdorur për të ngarkuar shumë fotografi në Facebook. Përpara lëshimit të këtij aplikacioni, ju mund të zgjidhnit vetëm fotografitë një nga një për t’i ngarkuar nga një smartfon. Përzgjedhësi atraktiv i fotografive në Camera arriti të futet në aplikacionin kryesor të Facebook-ut për iPhone dhe Android, ku atë mund ta gjeni edhe sot. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>