Lajmet

Facebook prezantoi efekte të reja të realitetit të shtuar në Messenger

Dec 13 2017
0 Shpërndarje
Aty kompania shpalosi vizionin për një botë me objekte 3D të cilat mund të identifikohen në kohë reale nga kamera e një telefoni. Facebook prezantoi efekte të reja të realitetit të shtuar në Messenger

Facebook publikoi ditën e Marte mjete të reja të realitetit të shtuar për aplikacionin Messenger të cilat kompania i quan “world effects.”

Duke përdorur kamerën përdoruesit mund të shtojnë objekte 3D. Teknologjia është e ndërtuar mbi platformën në funksion të realitetit të shtuar të Facebook ku përdoruesit mund të shtonin filtra dhe maska në një foto selfie.

Elementët e parë të “world effects” janë: një zemër pluskuese, një shigjetë, një robot dhe unikorn 3D dhe flluska me mesazhe dashurie.

Pas kësaj lëvizje qëndron përpjekja e Facebook për të tërhequr audiencën e re të Snapchat.

Ky i fundit ofron një produkt të ngjashëm që nga muaji Prill të cilin e quan “World Lenses.”

Në konferencën F8 të zhvilluesve mbajtur tetë muaj më parë, Facebook prezantoi për herë të parë platformën e realitetit të shtuar.

Aty kompania shpalosi vizionin për një botë me objekte 3D që na rrethojnë të cilat mund të identifikohen në kohë reale nga kamera e një telefoni.

Gara nuk është e gjitha mes Facebook dhe Snapchat por edhe mes Facebook, Apple dhe Google, kompani të cilat ofrojnë gjithashtu platformat vetjake të realitetit të shtuar.

Në të vërtetë rrjeti social është në disavantazh në këtë drejtim. Kompania e cila kontrollon jetët e 1/3 së popullsisë së botës nuk ka të njëjtën influencë në kamerat e telefonëve tanë sepse nuk operon një sistem operativ.

Hapja e platformës së realitetit virtual për zhvilluesit të cilën Facebook e quan AR Studio, është shpresa e kompanisë për tu përballë me Apple dhe Google.

Pak ditë më parë Facebook zbuloi një version të aplikacionit Messenger për fëmijët nga mosha 6 vjeç, një lëvizje shqetësuese sidomos për ata prindër që nuk duan ekspozimin e fëmijëve të tyre në këtë moshë në median sociale.

Me Messenger Kids fëmijët mund të bisedojnë, dërgojnë foto, video dhe mesazhe me tekst të cilat aprovohen nga prindërit e tyre. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>