Biznes

Facebook prezantoi një aplikacion të ri për menaxhimin e reklamave në platformën iOS

Feb 24 2015
0 Shpërndarje
Facebook prezantoi një aplikacion të ri për menaxhimin e reklamave në platformën iOS

Ditën e sotme rrjeti social Facebook publikoi dy njoftime mjaft të rëndësishme lidhur me reklamimin. Në rrjetin social janë më shumë se 2 milion reklamues dhe për këtë Facebook ka lançuar një aplikacion mobil për iOS. Duhet të theksohet, sepse këto 2 milion janë reklamues aktivë në platformë.

10935998_763155170464303_1511353013_n

Për krahasim ju bëmë me dije se Google festoi 10 vite Google Adsense në Qershor të 2013, dhe po kjo kompani tha se ka mbi 2 milion përdorues aktivë të këtij shërbimi. Facebook tashmë ka 11 vite që është pjesë e jona por vetëm në Maj të 2012 filloi ti përkushtohej reklamimit.

Përsa i përket aplikacionit të ri për iOS, duhet të themi se shërbimi ka qenë i disponueshëm në Android dhe iOS përmes aplikacionit kryesor të rrjetit social por tashmë do të jetë më vehte. Facebook tha se shërbimi i menaxhimit të reklamave përdoret nga më shumë se 800,000 reklamues në muaj përmes telefonëve të tyre.

Që nga dita e sotme, do të keni nj aplikacioni të ri për iOS quajtur Ads Manager dhe do të kryejë të gjitha funksionalitet e shërbimit. Aplikacioni është i disponueshëm për tu shkarkuar dhe Facebook tha se ofron informacionet e nevojshme për gjurmimin e performancës së reklamave tuaja. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>