Blog

Facebook prezantoi opsione të reja të matjes së performancës së reklamave

Jun 30 2017
0 Shpërndarje
Matësi më i ri quhet "landing page views," i cili u tregon reklamuesve sesa përdorues kanë arritur të qasen në faqen e tyre mobile thjesht duke klikuar një reklamë. Facebook prezantoi opsione të reja të matjes së performancës së reklamave

Facebook implementoi ditën e Enjte opsione të reja matjesh për bizneset të cilat blejnë reklama dhe posedojnë një faqe në Facebook.

Vitin e kaluar kompania pranoi se kishte raportuar gabimisht performancën e reklamave. Edhe pse problemet me matjen e performancës nuk ishin serioze, ato treguan se kompania duhet të punojë më shumë me transparencën.

Ndryshimet e reja të publikuara ditën e djeshme nuk pritet të kenë impakt të lartë individualisht por kompania tha se janë pjesë e një iniciative më të gjërë për të përmirësuar situatën.

Matësi më i ri quhet “landing page views,” i cili u tregon reklamuesve sesa përdorues kanë arritur të qasen në faqen e tyre mobile thjesht duke klikuar një reklamë.

Sipas Facebook kjo masë do ti ndihmojë biznesit të kuptojnë rëndësinë e një eksperience më të mirë nga platformat mobile.

Kjo nuk është hera e parë që rrjeti social kërkon të përmirësojë eksperiencën në fjalë, dhe Instant Articles dhe Canvas provojnë mësë miri.

Së fundit faqet e Facebook do të paraqesin informacion për rritjen ose rënien e numrit të ndjekësve, numrit të njerëzve që lexojnë informacionin e faqes pa e klikuar atë dhe saherë është rekomanduar faqja juaj. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>