Harduer

Facebook prezantoi pajisjen e re të realitetit virtual, Oculus Go

Oct 12 2017
0 Shpërndarje
Pajisja ka ekran super të shpejtë WQHD LCD dhe audio hapësinore. Ajo do të jetë e përshtatshme me të gjithë titujt dedikuar Gear VR. Facebook prezantoi pajisjen e re të realitetit virtual, Oculus Go

Gjatë konferencës Oculus Connect 4 në San Jose të Shteteve të Bashkuara, në skenë u ngjit shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg i cili prezantoi një pajisje të re të realitetit virtual, “Oculus Go.”

Sipas Zuckerberg, është pajisja e realitetit virtual më e aksesueshme se çdo pajisje tjetër sepse fillon nga 199 dollar dhe del në shitje vitin e ardhshëm.

Pajisja do të jetë e ngjashme me Gear VR ku përdoruesit mund të rrotullohen por jo të lëvizin lirisht.

Zëvendës presidenti i Realitetit Virtual pranë Facebook, Hugo Barra e quajti pajisjen si “mënyra më e lehtë për zhvilluesit që duan të angazhohen në botën e realitetit virtual.”

Ai tha se Oculus Go peshon pak dhe është shumë i thjeshtë për tu vënë funksion. Përmban lente me të njëjtën gjerësi pamjeje të lenteve të Rift dhe karakterizohet nga një kontroller i vogël që të ngjashëm me atë që ofron Gear VR.

Pajisja ka ekran super të shpejtë WQHD LCD dhe audio hapësinore. Ajo do të jetë e përshtatshme me të gjithë titujt dedikuar Gear VR.

Pjesa tjetër e specifikave ngelet një engimë. Me pajisjen e re, Oculus ka shansin të shtrihet në atë segment që deri më sot e mbulonte partneriteti me Samsung dhe Gear VR.

Oculus Go do të hapë një treg të ri për rrjetin social dhe ti japë pavarësi nga prodhuesit e telefonëve si Samsung në mënyrë që të ofrojë eksperienca bazike të realitetit virtual. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>