Biznes

Facebook prezantoi shërbimin më të ri video, Watch

Aug 10 2017
0 Shpërndarje
Videot janë të disponueshme në rrjetin social prej kohësh por kryesisht është dominuar nga klipet amatore dhe segmente të shkurtra nga organizatat mediatike. Facebook prezantoi shërbimin më të ri video, Watch

Gjigandi i medias sociale Facebook bëri një lëvizje ditën e Mërkure në ofrimin e shërbimeve të dedikuara video dhe duke u vendosur përballë Youtube dhe rrjeteve televizive.

Përdoruesit së shpejti do të vënë re një seksion të ri “Watch” i cili ofron një sërë shfaqjesh disa prej të cilave do të financohen nga rrjeti social.

Ky seksion do të jetë i personalizuar në mënyrë që përdoruesit të shohin shfaqje sipas preferencave të tyre dhe të marrin rekomandime të shfaqjeve të shikuara nga miqtë.

Shikuesit mund të komentojnë dhe të lidhen me miq dhe grupe të reja.

Videot janë të disponueshme në rrjetin social prej kohësh por kryesisht është dominuar nga klipet amatore dhe segmente të shkurtra nga organizatat mediatike.

Rrjeti social më i madh në botë shtoi një seksion të ri Video vitin e kaluar dhe prej kohësh ka lënë të kuptohet se shfaqja origjinale po vinin.

Watch do të hapte rrugë të reja drejt më shumë të ardhurave për Facebook por edhe krijuesit e programeve ndërsa përdorduesit të përgatiten për të parë reklama gjatë shfaqjeve.

Rrjeti social ka hyrë në bisedime me krijues të shquar si Major League Football, National Geographics, Vox Media, BuzzFeed, ATTN, ESPN e shumë të tjerë për të pasuruar programin video të Facebook. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>