Lajmet

Facebook prezanton butonin “nuk e pëlqej” në Messenger

Dec 18 2013
0 Shpërndarje
Facebook prezanton butonin “nuk e pëlqej” në Messenger

Në Facebook mungon ende butoni “nuk e pëlqej”, por së fundmi në aplikacionin Messenger është shtuar një koleksion i ri sticker-ash, përfshi edhe imazhin e një dore me gishtin e drejtuar poshtë.

Sticker-at u prezantuan për herë të parë në muajin prill. Ato janë thjesht “emotions” të dizajnuara nga vetë Facebook-u për t’u përdorur në chat. Në përditësimet e fundit që janë bërë disa kohë më parë, u përfshi në listë edhe butoni “pëlqej”, i cili prezantohet nga një dorë që mban të ngritur gishtin e madh.

Gjithashtu, në listë përfshihen edhe shenja të tjera si ajo e paqes, ngacmimi dhe së fundmi edhe gishti i madh i drejtuar poshtë.

Për vite me radhë, një numër i madh përdoruesish ka kërkuar ekzistencën e një butoni “nuk e pëlqej” si e vetmja mënyrë e shkurtër për të shprehur mospëlqimin e tyre për postimet.

Gjatë kësaj kohe janë krijuar edhe shumë grupe të cilat kanë filluar peticione për të pasur një buton mospëlqimi. Për të aksesuar paketën e re me sticker-a, përdoruesit duhet të hyjnë në Sticker Store brenda aplikacionit Facebook Messenger në mobile si dhe në chat në ueb. (PCWorld Albanian)

FacebookMessenger

Lajmet e fundit>