Lajmet

Facebook prezanton dizajn të ri të faqes kryesore për iPad-ët

Apr 17 2013
0 Shpërndarje
Facebook prezanton dizajn të ri të faqes kryesore për iPad-ët

facebook ipadFacebook është duke përditësuar faqen kryesore për iPad-ët dhe ka premtuar foto me përmasa më të mëdha si dhe përmirësim të mënyrës së shfaqjes së përmbajtjes, po të njëjtat përditësime që rrjeti social tashmë i ka lançuar në versionin e Facebook-ut për desktop.

Sipas kompanisë përditësimi i aplikacionit për iPad do të jetë i disponueshëm për tu shkarkuar në dyqanin on line të iTunes në përfundim të kësaj dite.

Faqja e re kryesore për iPad do të thotë pamje e re për iPad-ët. Në një nga postimet e blogut të kompanisë shkruhej: “Përdoruesit do mund të shohin publikime më të bukura dhe më të qarta”.

Rrjeti social zbuloi këtë version të riorganizuar dhe fitimprurës për kompaninë muajin e kaluar. Facebook-u shpreson që faqja e re kryesore të mundësojë një dizajn që përballon një përmbajtje të pasur, mundësi përzgjedhjeje për opsione të ndryshme si dhe një përvojë të qëndrueshme për përdoruesit si në shfletuesit e pajisjeve mobile po ashtu edhe në ato desktop. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>