Lajmet

Facebook prezanton platformën ThreatData për të luftuar rreziqet e Internetit

Mar 27 2014
0 Shpërndarje
Facebook prezanton platformën ThreatData për të luftuar rreziqet e Internetit

fb1-786x305Luftimi në kohë i hakerave dhe rreziqeve në ueb është një sfidë që nuk do të ketë fund kurrë, sidomos për bizneset e fuqishme si Facebook. Për këtë arsye, kompania e Mark Zuckerberg-ut sapo ka prezantuar një platformë të re të quajtur ThreatData, e cila ka për qëllim të thjeshtojë dhe të standardizojë punën për luftimin e problemeve lidhur me sigurinë.

Kjo metodë e re do të lejojë Facebook-un të konfigurojë përditësime që i përkasin seteve të caktuara të të dhënave dhe që mendohet se janë të rëndësishme për t’u kapur. Informacioni mund të jetë i çdo formati dhe sapo të mblidhet do t’i përcaktohet një skeme të cilësuar si “e dhënë e rrezikshme” (ThreatDatum). “Këto të dhëna përveç informacioneve bazë të rrezikut do të ruajnë njëkohësisht edhe kontekstin në të cilin ai konsiderohet si i dëmshëm. Konteksti do të përdoret edhe në pjesë të tjera të platformës për të mundësuar vendime automatike më cilësore.”- tha Mark Hammell, studiues i rreziqeve të internetit.

Të dhënat e rrezikshme kalohen më pas në Hive dhe Scuba, dy sisteme ku depozitohen të dhënat për analizë afatshkurtër dhe afatgjatë. Në këtë mënyrë Facebook e ka shumë të thjeshtë të veprojë mbi këto të dhëna. Për shembull, të gjitha URL-të e dëmshme kalohen në listën e zezë për të siguruar një mbrojtje të nivelit të lartë ndaj përdoruesve të Facebook.

“Platforma të tilla zbulimi dhe identifikimi janë thjesht maja e ajsbergut. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të mënyrave të reja për të përmirësuar dhe zgjeruar platformën ThreatData për të përfshirë në të rreziqe të reja dhe për të marrë vendime akoma më të mençura me ato rreziqe që janë identifikuar tashmë.” – shtoi Hammell. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>