Lajmet

Facebook prezanton Riff, një aplikacion konkurrent me Snapchat dhe Vine

Apr 2 2015
0 Shpërndarje
Facebook prezanton Riff, një aplikacion konkurrent me Snapchat dhe Vine

FacebookAplikacioni i ri i videove që Facebook ka sjellë, e qartëson akoma më shumë faktin se kjo kompani po mundohet të klonojë suksesin e vazhdueshëm të Snapchat. Riff është aplikacioni më i fundit i krijuar nga departamenti eksperimental Creative Labs brenda kompanisë Facebook. Një department i cili ka zhvilluar dhe aplikacione të tjera që janë munduar të ndjekin gjurmët e ayre aktuale drejt suksesit si Paper, Rooms apo Group por të cilat kanë dështuar.

Me Riff Facebook është munduar të sjellë një ndërthurje të Snapchat dhe Vine i cili i lejon përdoruesve të regjistrojnë video të shkurtra deri në 20 sekonda. Më pas këto video mund të shpërndahen nga miqtë tuaj me shpresën se do të krijohet një ekosistem kreativ mes miqsh ku të gjithë kanë mundësi të shprehen. Çdo video fillon me një person i cili zgjedh një temë të caktuar si përshembulll #BalancingAct apo #AprilFools. Facebook shpreson që miqtë tuaj ta shohin këtë video dhe ti bashkohen argëtimit duke e shëndrruar atë në një mori klipesh ku mund të përfshihën më shumë persona. Sipas TheVerge veç kësaj ju do të jeni në gjendje të zgjidhni nga temat që janë më aktuale apo interesante, ashtu si bëni dhe në Vine.

Riff është i disponueshëm për tu shkarkuar që nga dita e sotme si në App Store dhe Play Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>