Lajmet

Facebook prezanton veçorinë Save

Jul 22 2014
0 Shpërndarje
Facebook prezanton veçorinë Save

facebook_like-798x310Kjo ndodh vetëm kur jeni me nxitim. Ju hapni Facebook-un për të parë shpejt se çfarë po bëjnë miqtë tuaj dhe për të vrojtuar ndonjë gjë që ju intereson për tu eksploruar. Rrjeti social Facebook po e bën më të lehtë për të ruajtur ato përmbajte pemës një veçorie të re. Kështu, Facebook-u prezantoi veçorinë Save për ueb dhe mobile.

Kjo veçori e re sillet sikur të ishte një regjistër për gjërat që dëshironi të ruani si linqet, vendndodhjet, filmat, shfaqet televizive dhe muzikën. Përmbajtjet e ruajtura mund të aksesohen më vonë për tu shikuar në ueb ose në smartfonin tuaj. Plus, ju mund të ndani çdo gjë që keni ruajtur në këtë listë me miqtë tuaj në Facebook.

0721_save2Për të aksesuar seksionin “Saved Items” në ueb, vetëm klikoni mbi veçorinë Saved në anën e majtë të ndërfaqes së furnizuesit të lajmeve. Përmbajtjet e ruajtura janë të organizuara në kategori dhe mund të hapen, ndahen apo dhe arkivohen. Nëse ju harroni ndonjë përmbajtje, Facebook periodikisht do të ju njoftojë se keni disa postime për të lexuar.

Veçoria e re, ngjashëm me shumë komponentë të tjerë të rrjetit social janë bërë më qëllim që t’ju mbajnë në Facebook me çdo kusht. Në vend që ti ruani gjërat në Pinterest, Instapaper ose Pocket apo shërbime të tjera të ngjashme ju mund të përdorni Facebook si një shërbim për ruajtjen e tyre.Veçoria Save do të vijë në Android, iOS dhe ueb në ditët në vazhdim. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>