Biznes

Facebook prezanton videoreklamat 15 sekondëshe që fillojnë të luhen automatikisht

Mar 14 2014
0 Shpërndarje
Facebook prezanton videoreklamat 15 sekondëshe që fillojnë të luhen automatikisht

79493977-1-786x305Në bashkëpunim me Ace Metrix, e cila do ta ndihmojë në vlerësimin e secilës reklamë para se të shfaqet në rrjet, Facebook ka filluar zbatimin e një forme të re marketingu: videoreklamat. Ato kanë filluar të shpërndahen gradualisht, në mënyrë që kompania të arrijë të monitorojë mënyrën se si ndërveprojnë njerëzit me të.

Reklamat janë 15 sekonda të gjata dhe fillojnë të luhen automatikisht në ekran deri në momentin që i kaloni. Nëse e prekni apo klikoni videon, ajo do të hapet në gjithë ekranin si dhe do të aktivizohet edhe zëri. Kompania shprehet se përdoruesit do të fillojnë t’i shohin reklamat gjatë muajve të ardhshëm.

Të parat që janë shfaqur i përkasin në fakt muajit dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur filloi edhe faza e testimit. Facebook-u shprehet se ato janë të destinuara për reklamuesit që duan të bien në kontakt një audiencë shumë më të gjerë përmes integrimit të pamjeve dhe zërit.

Matja do të bëhet njësoj si në televizione: nga numri i shikuesve në një kohë të caktuar. Ato do të kryhen nga një palë e tretë e pavarur, Nielsen Online Campaign Ratings (OCR), çka do të thotë se reklamuesit nuk kanë pse të shqetësohen lidhur me politikat e çmimeve pasi do të paguajnë bazuar vetëm në ato që mat Nielsen OCR.

Për më tepër, Facebook po sigurohet që reklamat të shfaqen në furnizuesin e lajmeve me të njëjtën cilësi që shfaqen edhe postimet e tjera. Kjo është shumë e rëndësishme për një kompani që dëshiron t’i mbajë të kënaqur investitorët dhe marketerët, pa bezdisur përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>