Lajmet

Facebook publikon një buton GIF për komentet

Jun 15 2017
0 Shpërndarje
Facebook gjithashtu gjeti rastin të kujtonte se 13 miliard GIF-e janë dërguar në Messenger vitin e kaluar ku 400 milion prej tyre vetëm në ditën e e parë të 2017-ës. Facebook publikon një buton GIF për komentet Photo Source: Facebook

Replikat në komentet e Facebook do të bëhen më argëtuese. Për të përkujtuar 30 vjetorin e krijimit të format GIF, të gjithë përdoruesit e rrjetit social do të kenë në dispozicion nga dita e sotme një buton GIF në komente të cilin Facebook e teston prej tre muajsh.

Facebook gjithashtu gjeti rastin të kujtonte se 13 miliard GIF-e janë dërguar në Messenger vitin e kaluar ku 400 milion prej tyre vetëm në ditën e e parë të 2017-ës.

Me butonin e ri GIF, përdoruesit mund të postojnë imazhe karakteristike të animuara nga shërbime si Giphy dhe Tenor menjëherë në fushën e komenteve.

Mbështetja për GIF në rrjetin social erdhi dy vite më parë, por përdoruesit duhej të vendosni një link të një GIF të hostuar diku tjetër në mënyrë që ta shpërndanin.

Ndërsa GIF-ët tashmë janë të disponueshme në komente, ekziston mundësia që të lançohen edhe për furnizuesin kryesore të përmbajtjeve.

GIF u prezantua në 1987-ën nga CompuServe. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>