Biznes

Facebook publikon planin për thjeshtimin e reklamave

Jun 8 2013
0 Shpërndarje
Facebook publikon planin për thjeshtimin e reklamave

facebookFacebook ka njoftuar se drejtimi i ri dhe hapi i ardhshëm i kompanisë do të jetë përmirësimi dhe thjeshtimi i produkteve reklamuese.

Ky vendim është marrë pas analizimit të kritikave dhe pakënaqësive në lidhje me reklamat e tepërta dhe të komplikuara.

Realizimin e këtij plani Facebook e quan një përpjekje të vazhdueshme. Aktualisht kompania ka deklaruar në blogun e vet se më tepër se 13 njësi reklamash do të ndërpriten në gjashtë muajt e ardhshëm.

Gjithashtu deri në përfundim të muajit qershor reklamat do të kenë një dizajn më të thjeshtë dhe të qëndrueshëm në mënyrë që të reduktohet numri i formateve të reklamave dhe të thjeshtohet procesi i krijimit të tyre gjë që do të shërbejë për realizimin me sukses të fushatave të ndryshme.

Më konkretisht në blog shkruhej: “Ne dëshirojmë që të ofrojmë një eksperiencë më të këndshme për përdoruesit me anë të një dizajni të qëndrueshëm të reklamave që njëkohësisht përmbush edhe të gjitha objektivat e reklamuesve”.

Gjatë muajit korrik kompania do të punojë për eliminimin e tepricave si p.sh ofertat on line dhe pyetjet e drejtuara ndaj përdoruesve pasi këto dy tipe reklamash kanë rezultuar më pak efektive krahasuar me postimet standarde apo reklamat që publikojnë linqet direkte.

Kompania ka deklaruar se në vjeshtë do të jetë e mundur që reklamave t’ju shtohet automatikisht kontekst social për të përmirësuar performancën e tyre. (PCWorld Albanian)

facebook

Lajmet e fundit>