Biznes

Facebook raportoi të ardhura rekord, dominon reklamimi nga platformat mobile

Jul 27 2017
0 Shpërndarje
Facebook së bashku me Alphabet zotërojnë gjysmën e industrisës së reklamimit online. Gjatë të Hënes Google raportoi 21% rritje të ardhurash. Facebook raportoi të ardhura rekord, dominon reklamimi nga platformat mobile Photo Source: Reuters

Biznesi i reklamave mobile të Facebook u rrit me 50% në tre mujorin e dytë të vitit tha kompania në raportin e saj financiar më të fundit publikuar ditën e Mërkure.

Facebook, rrjeti social me 2 miliard përdorues të rregullt, prej kohësh ka implementuar reklama në News Feed-in e saj ndërsa kësaj strategji po i përshtatet më së miri edhe Instagram me 700 milion përdorues.

Ndërsa paratë vijojnë të rrjedhin nga dy burimet, ekzekutiv Zuckerberg tha se kompania po kthente vëmendjen drejt Messenger dhe WhatsApp të cilët kanë nga 1 miliard përdorues secili.

Me gjithë këto mundësi në horizont, Facebook tha se të ardhurat u rritën me 44.8% në 9.32 miliard dollar në tre mujorin e dytë.

Të ardhurat nga reklamat mobile përbënin 87% të të ardhurave total të kompanisë nga reklamimi prej 9.16 miliard dollar.

Facebook së bashku me Alphabet zotërojnë gjysmën e industrisës së reklamimit online. Gjatë të Hënes Google raportoi 21% rritje të ardhurash.

Rrjeti social tha se 2.01 miliard njerëz në mbarë botën përdorin shërbimin çdo muaj. Fitimi ishte 3.89 miliard dollar nga 2.28 miliard dollar një vit më parë. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>