Lajmet

Facebook raporton për rritje të kontributeve në projektet open source

Jun 29 2014
0 Shpërndarje
Facebook raporton për rritje të kontributeve në projektet open source

0627_parse-730x410Kur kemi qenë fëmijë, shumë nga prindërit tanë na kanë këshilluar që të luajmë mirë me të tjerët. Kjo jo vetëm që na ka ndihmuar në formim të marrëdhënieve, por e ka përmirësuar çdo gjë që e bënim.

Kompania Facebook ka qenë optimiste me nismat e veta me burim të hapur open-source, sepse luajtja mirë me zhvilluesit e tjerë sjell fitime për secilin. Gjatë ditës së premte, Facebook postoi disa nga gjërat më të rëndësishme për open-source për vitin 2014. Në të kompania tregon rreth 63 projekte të reja që ka lëshuar deri tani këtë vit. Të gjitha mund të gjenden në llogaritë Facebook, Instagram dhe Parse në GitHub.

Në postim kompania shfaqi hollësi rreth aktivitetit në projektet e veta: Kanë qenë 13,000 kontribute për këto gjëra (një rritje prej 45 për qind nga gjysma e dytë e 2013-tës) dhe madhësia e përgjithshme e bazës së kodit tonë open source (duke mos përfshirë degëzimet) është rritur për 51 për qind në 9.9 milionë rreshta kod.

Postimi lajmëron po ashtu për qasjen beta në Display Node, që është një kornizë asinkrone e ndërfaqes së përdoruesve që u hap gjatë të premtes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>