Lajmet

Facebook raporton probleme me mjetet e reklamimit në rrjetin social

Dec 11 2016
0 Shpërndarje
Facebook raporton probleme me mjetet e reklamimit në rrjetin social

fbFacebook ka riparuar një numër problemesh në mjetet e reklamuesve në rrjetin social nëpërmjet të cilave matin audiencën në platformës.

Në një postim në blog ditën e Premte, Facebook tha se kishte identifikuar probleme në tre sektorë: parashikimet e shtrirjes së audiencës, mënyrën e raportimit të reagimeve në videot live dhe matësit e butonave Pëlqej dhe Shpërndaj.

Që të tre problemet ndikojnë drejtpërsëdrejti në audiencën e reklamuesve dhe kompanive mediatike. Për të adresuar problemet, Facebook tha se ka përditësuar metodologjinë e parashikimit së shtrirjes së audiencës. Rrjeti social thotë se diferenca me ndryshimet e reja do të jetë afro 10%.

Gjithashtu janë aplikuar ndryshime në mënyrën e shpërndarjes së reagimeve në video live. Këto video mund të kenë reagime të shumta nga një përdorues në kohë të ndryshme të transmetimit live.estimated-reach-copy

Në të dhënat e reagimeve për postim, Facebook tregon një reagim për përdorues. Kjo reduktonte numrin e reagimeve të shfaqura në postimin kryesor i cili mund të ketë pasur reagime të tjera edhe nga një shpërndarje e mundshme.

Facebook tha se nga mesi i Dhjetori numri i reagimeve të shfaqura në postimin kryesor do të rritet me 500% ndërsa reagimet e ardhura nga shpërndarje do të bjerë 25%.

live-video-posts-12-6Në të njëjtën kohë, është rregulluar edhe një problem i identifikimit të klikimit të butonëve Like dhe Share përkundër kërkimit të URL-ve nga aplikacionet mobile. Por si matin audiencën butonët “Like” dhe “Share”?

Nga numri i pëlqimeve të një lidhje jashtë rrjetit social; nga numri i shpërndarjes së linkun jashtë rrjetit social( këtu përfshihet edhe copy/paste); dhe nga numri i pëlqimeve dhe komenteve në Facebook rreth një lidhjeje.

graph-api-12-7Ky lajmërim vjen pak kohë pasi Facebook premtoi më shumë transpararencë për performancën e video reklamave. Më parë Facebook kishte pranuar manipulimin e kohës mesatare të shpenzuar në shikimin e video reklamave.

Rrjeti social Facebook, i cili prej vitesh lavdëron rritjen galopante të konsumit të videove në platformën e saj, është në telashe. Nisur nga informacionet e rreme, reklamuesit mund të kenë gjykuar gabimisht performancën e video reklamave në Facebook të paktën dy vitet e fundit.

Së fundi, rrjeti social ka lançuar një blog posaçërisht për njoftime të tilla në rastin kur zbulon probleme me mënyrën e përllogaritjes së audiencës në platformë. Lajmi i ditës së sotme shënon publikimin e dytë në këtë blog. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>