Biznes

Facebook raporton rritje të ardhurash pavarësisht skandalit Cambridge Analytica

Apr 27 2018
0 Shpërndarje
Në Mars kompania u përfshi në një skandal masiv privatësie së bashku me firmën e konsulencës politike Cambridge Analytica. Facebook raporton rritje të ardhurash pavarësisht skandalit Cambridge Analytica

Të ardhurat financiare për tre mujorin e parë të 2018-ës u rritën për gjigandin e medias sociale Facebook me afro 50%.

Kompania tha se të ardhura arritën në 11.9 miliardë dollarë krahasuar me 8 miliardë dollarë një vit më parë.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg tha se pavarësisht sfidave me të cilat u përball kompania, “komuniteti dhe modeli ynë i biznesit qëndron i fortë.”

Edhe fitimi u rrit nga 3 miliardë dollarë në 4.9 miliardë dollarë.

Në Mars kompania u përfshi në një skandal masiv privatësie së bashku me firmën e konsulencës politike Cambridge Analytica.

Facebook pranoi se të dhënat e 87 milion përdoruesve ishin ekspozuar.

Rrjeti social gjithashtu raportoi rritje të numri të përdoruesve aktivë në 145 miliardë përdorues.

Numri mesatarë i përdoruesve mujorë shkoi në 2.2 miliardë. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>