Lajmet

Facebook rekomandon lojën Pishpirik, e zhvilluar nga programuesit shqiptarë

May 21 2013
0 Shpërndarje
Facebook rekomandon lojën Pishpirik, e zhvilluar nga programuesit shqiptarë

Pishpiriku Top Loja Trendi me letra në App Qendrën e  Facebook-utGjatë muajit shkurt u bë lëshimi i lojës Pishpirik në rrjetin më të madh shoqëror Facebook dhe tani, pas tre muajve ndodhet në top lojërat më të vlerësuara në këtë rrjet social që janë me karta.

Nëse shkoni tek qendra e aplikacioneve në Facebook dhe klikoni në kategorinë e kartave, do të vëreni menjëherë në anën e djathtë logon e lojës Pishipirik, që iu rekomandon rrjeti Facebook.

Kurse, nëse shkoni tek Top Rated, në vendin e 15-të qëndron loja e zhvilluar nga programuesit shqiptarë, ku përshkruhet si lojë me mbi 50,000 lojtarë, që paraqet një sukses të madh për një lojë që është lëshuar vetëm tre muaj më parë.

Pishpirikun shumëkush e ka luajtur me njerëzit e njohur në botën reale, por Facebook mundëson që ta luani atë edhe me ata që nuk i njihni dhe që nuk i keni parë asnjëherë në jetën tuaj.

Një e metë, nëse mund ta quajmë kështu, e versionit virtual të lojës është që nuk mund të shihet fytyra e lojtarit tjetër kur humbet, pra reagimin e tij.

Përveç që mund të luajnë, lojtarët edhe mund të bisedojnë mes tyre, me anë të chatit të posaçëm. Gjatë ditës së Evropës, kjo lojë ishte veshur me ngjyrat e flamurit të këtij kontinenti. (PCWorld Albanian)

Floriment Klinaku nga Puntoria gjatë lansimit të lojës së Pishpirikut

Tags >

Pishpirik
Lajmet e fundit>