Lajmet

Facebook rifreskon politikën e menaxhimit të të dhënave të përdoruesve

Nov 14 2014
0 Shpërndarje
Facebook rifreskon politikën e menaxhimit të të dhënave të përdoruesve

screen-shot-2014-11-13-at-9-48-40-amRrjeti social më i madh në botë, i cili shpeshherë është akuzuar për dështimin e të qënurit transparent në mënyrën sesi mbledh të dhënat e përdoruesve, ditën e enjte tha se po përditëson politikën e menaxhimit të të dhënave për ta bërë më të shkurtër. Gjithashtu po lançon edhe “Privacy Basics”, një ueb faqe me këshilla interaktive dhe udhëzues për të mësuar kontrollimin e informacionit në sitin në fjalë. “Privacy Basics është hapi i fundit që ne kemi marrë për t’ju ndihmuar juve me qëllim që të siguroheni se do të ndani saktësisht atë çfarë dëshironi të ndani”: tha kompania.

Facebook po pranon komente dhe sugjerime për ndryshime deri në datën 20 nëntor. Pas kësaj, kompania ka në plane të ofrojë përditësimet finale. Me rreth 1.35 miliard përdorues aktivë, Facebook është përballur vazhdimisht me kritika për mungesën e transparencës në mënyrën sesi gjurmon përdoruesit e saj në ueb. Përdoruesit janë ankuar për politikat konfuze të privatësisë dhe ndryshimin e vazhdueshëm të tyre. Kompania po ashtu është subjekt i termave të marrëveshjes me Komisionin Federal Tregtar në 2011 ku u caktua që kompania duhej të kërkonte leje përpara se të ndante informacion privat të përdoruesve.

Ndryshimet e prezantuara ditën e enjte, nuk ndikojnë në mënyrën sesi Facebook mbledh të dhëna, dhe as që prekin cilësimet e përdoruesve, por është një mënyrë me të cilën kompania po përpiqet tu tregojë njerëzve pak më qartësisht se çfarë bën me informacionin e përdoruesve. Politika e menaxhimit të të dhënave u “ngjyros” dhe u vendos në një faqe të vetme, në vend që të vizitoni disa faqe të ndryshme duke ofruar edhe mundësinë për të kërkuar përgjigje të pyetjeve bazike të tilla si: “Si ndahet informacioni?” ose “Si të menaxhoj ose fshij informacion rreth meje?”. Për më tepër “Privacy Basics” iu ofron përdoruesve një informacion të përgjithshëm rreth veçorive të Facebook.

Kompania gjithashtu theksoi se njerëzit mund të bëjnë ndryshime mbi reklamat që nuk dëshirojnë ti shikojnë në një pajisje edhe automatikisht këto ndryshime do të aplikohen në çdo pajisje të përdorur për të aksesuar llogarinë në Facebook. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>