Analiza

Facebook rrëzon Google nga froni i mbretit të Webit

Dec 30 2010
0 Shpërndarje
Facebook rrëzon Google nga froni i mbretit të Webit

Për të dytin vit me radhë, “facebook” ishte termi më i kërkuar nga përdoruesit e internetit në Shtetet e Bashkuara. Ky term mori 2.11% të të gjitha kërkimeve, sipas Hitwise. Edhe më mbresëlënës është fakti që tri llojet e tjera të faqes Facebook e bën atë të radhitet në top dhjetëshe: “facebook login” në vendin e dytë, “facebook.com” në vendin e gjashtë dhe “www.facebook.com” në vendin e nëntë. Këto të trija të kombinuara llogaritën 3.48% të të gjitha kërkimeve, një rritje prej 207% në krahasim me vitin e kaluar.

 Në listë ishin të radhitura top termet si: YouTube, Craiglist, MySpace, eBay, Yahoo dhe Mapquest. Ndërmarrjet e tjera që arritën të bëjnë ndryshime të mëdha në termet e kërkimit përfshihen: Hulu, Netflix, Verizon dhe ESPN. Termi kërkues “games” (lojërat) gjithashtu bëri paraqitjen e parë në listën e Hitwise për top 50 termet e kërkimit.

Më interesante është ngritja e faqes Facebook në vendin e parë të lisës së Hitwise për uebfaqet më të vizituara. Rrjeti shoqëror harkëtoi 8.93% të të gjitha vizitave në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2010 (janar-nëntor), duke mposhtur Google-in që arriti 7.19%, Yahoo Mail me 3.52% , Yahoo 3.3% dhe YouTube me 2.65%.Sidoqoftë, Facebook nuk arriti që ta mposhtë Google-in sa i përket të gjitha lidhjeve të kombinuara që janë pronë e Google, me 9.85%.

Është vetëm çështje kohe derisa Facebook të arrijë t’ia marrë fronin tërë perandorisë Google. Kjo për shkak të rritjes më të madhe gjatë muajit që bën Facebook, i cili po bëhet më i madh se Google. Sipas comScore, trafiku që ka faqja Facebook në SH.B.A. u rrit për 55% në vitin e kaluar dhe ende nuk ka treguar shenja të ngadalësimit.

Lajmet e fundit>